Spanja dhe Kroacia janë dy finalistet e këtij edicioni të Nations League.
Iberikët arritën finalen pasi fituan ndaj Italisë 2-1 në De Grolsch Veste (Enschede), në sfidën e luajtur në Holandë. Prapavija italiane e nisi ndeshjen me gabime, teksa sulmuesi i Villareal Pino nuk fali, duke zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 33-të.
Skuadra e De La Fuentes nuk gëzoi gjatë, pasi Robin Le Normand shkaktoi penallti në minutën e 10-të, pas një tprekje të topit me dorë. I saktë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua Immobile, që dërgoi sferën në krahun e kundërt të Simon.
Ekipi i Roberto Mancinit përmbysi sfidën në minutën e 21-të me golin e mesfushorit të Sassuolos, Davide Frattesi, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Spanja do dominonte me mbajtjen e topit dhe do shpërblehej me gol në fund me Joselu. Finalja e Nations League mbahet të dielën.