Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard në Ukrainë

Spanja ka njoftuar se do të dërgojë gjashtë tanke të saj Leopard 2 A4 të prodhimit gjerman për të forcuar fuqinë e zjarrit të Ukrainës, pasi më herët kishte thënë se do të dërgonte automjetet pa specifikuar sa.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, tha në parlamentin spanjoll se tanket po riparoheshin aktualisht në Madrid dhe se mund të dërgoheshin më shumë.

Ajo citohet nga Reuters të ketë thënë se grupi fillestar do të jetë gati deri në fund të marsit ose në fillim të prillit.

Pas disa javësh hezitim, Gjermania ra dakord në fund të janarit të dërgonte tanket e saj të vlerësuara Leopard 2 në Ukrainë dhe lejoi vendet e tjera të dërgonin gjithashtu tanket e tyre të prodhimit gjerman.

Më parë, këto ishin të kufizuara sipas rregulloreve të eksportit./albeu.com


Shtuar 22.02.2023 18:08