Gjashtë nga 10 tanket kryesore të betejës Leopard 2A4 që Spanja është zotuar të dërgojë në Ukrainë do të largohen nga vendi brenda dy javëve te gjysmës së dytë të prillit, tha sot ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles për rrjetin televiziv publik TVE.
Tanket e prodhimit gjerman nuk janë përdorur që nga vitet 1990 dhe ishin vendosur në rezerve. Ata duhej të rregulloheshin dhe t’i nënshtroheshin testeve të gatishmërisë pas dyshimeve fillestare nëse ato mund të ktheheshin në luftime.
Spanja njoftoi muajin e kaluar se pret të dërgojë tanke në Ukrainë pas të dielës së Pashkëve më 9 prill.
Madridi u zotua të dërgojë gjithsej 10 tanke në Ukrainë dhe Robles vuri në dukje se forcat e armatosura spanjolle kanë filluar riparimin e katër të mbeturve.
Spanja ka trajnuar gjithashtu 40 persona ekuipazh tankesh dhe 15 inxhinierë në një bazë ushtarake në qytetin verilindor të Zaragozës.
Vende të tjera anëtare të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Portugalinë , janë zotuar të dërgojnë gjithsej 48 tanke Leopard 2 në Ukrainë./Albeu.com