Spalleti i jep lamtumirën Napolit, tekniku vendos të largohet

Lucciano Spalleti nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Napolit. Tekniku i njohur ka konfirmuar thashethemet e fundit, duke deklaruar se nuk do jetë në krye të skuadrës, me të përfunduar sezonin.

“Duhet të trajnoj Matilde, vajzën time të vogël me të cilën nuk kam qenë kurrë bashkë për shkak të punës. Kam nevojë të pushoj, ndjehem pak i lodhur dhe nuk do të ndërroj ide. Rritesh në bazë të vendimeve që merr. E kam vendosur unë.

Krisje? Nuk jam në gjendje të kthej atë që marr, është diçka e pabesueshme. Unë jam një trajner i përballueshëm, nuk kam as menaxher. Me De Laurentis jam prezantuar i vetëm, por pasi kam njohur atë, ndoshta në të ardhmen do të kem nevojë për një të tillë…” – tha ai. Kujtojmë që Napoli u rikthye te titulli pas disa vitesh mungesë” – tha ai.


Shtuar 29.05.2023 22:50