Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar telefonin e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës.
Me vendim të Gjykatës se Posaçme, gjatë kontrollit në banesën e Erion Veliajt, agjentët e BKH-së, kanë sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes se kryetarit te Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj.
Në orët e para të mëngjesit, agjentët e BKH shkuan në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij.
Kujtojmë që kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.
Në muajin maj ndaj Veliajt, ka filluar procedimi penal dhe se SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponjë Veliaj.
Më 30 prill, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorisë së Posaçme, ku për rreth 8 orë dëshmoi për aferën e inceneratorëve.