SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, flet administratori i ri: Bashkitë na kanë borxhe

Inceneratori i Tiranës tashmë adiministratohet nga nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, pasi u sekuestrua nga Gjykata.

Adimisnitratori Arjan Beçi ka thënë në një deklaratë për mediat se bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitore dhe u ka dërguar shkresat ku i kërkon që të zbatojnë kontratën pasi nëse nuk do të ndodhte do të sillte kaos në mbledhjen e mbetjeve urbane.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet”, u shpreh ai.

 


Shtuar 10.08.2023 13:16