SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn për privatizimin e ish-fabrikës së bukës

SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetaj  për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, ku sot është ndërtuar kompleksi “Emerald Center”, në rrugën 5 Maj në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 7 mld lekë të vjetra.

Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari.

Ky i fundit është  pronar i qendrës tregtare dhe kompleks banimi ‘”Emerald Center” dhe i qendrës së argëtimit “Lattitude”.

Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash. Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë. Avokati i ish-ministrit tashmë në arrati, është njohur me akuzën.

Kujtojmë se nda Ahmetajt ka një urdhër-arresti nga GJKKO lidhur me aferën e inceneratorëve. /Albeu.com


Shtuar 8.10.2023 11:34