SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të bashkisë Lushnjë

Prokuroria e Posaçme  (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë të këtij institucioni, të akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

SPAK u ka komunikuar akuzat zyrtaret ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, Flamur Peqinit, Xhemal Haskos, Blerta Turukut, Ani Simonit, Andri Mushajt, Margarita Gjermenit, Bujar Muratit, Ibrahim Lamit, Xhemal Haskos dhe Gazment Çelës.

Kujtojmë se ata janë arrestuar disa muaj më parë për abuzimin me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 12:19