SPAK mbyll hetimet për dosjen “Plumbi i Artë”, do t’i komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e të penduarit Nuredin Dumani, i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ku për një vit e gjysmë më parë u goditën disa grupe kriminale, dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.

20 personave do u komunikohet akuza dhe do merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.

Deri tani 12 persona akoma nuk janë arrestuar. Sipas ligjit, kërkimi për ta do të vijojë edhe për të paktën një vit dhe më pas, nëse nuk gjenden, nis gjykimi në mungesë.

Ne kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite. SPAK firmosi 32 urdherarreste, 19 prej te cilave u ekzekutuan.

Kujtojmë që Nuredin Dumani  dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxha kanë treguar çdo vrasje në të cilën janë përshirë.

Në dosjen hetimore, Nuredin Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend, i zhdukur prej një viti i ka ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.

Të arrestuar e operacionit ‘Plumbi i Artë”

Nuredin Dumani, 35 vjeç

Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

Altin Ndoci, 35 vjeç

Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

Skerdi Tasi, 31 vjeç

Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

Ilirian Feci, 47 vjeç

Enver Diva, 43 vjeç

Besjan Xhixha, 31 vjeç

Ardjan Uzuni, 56 vjeç

Leonard Palushi, 41 vjeç

Gentian Sharra, 48 vjeç

Fatos Gosa, 54 vjeç

Florenc Çekrezi, 35 vjeç

Petrit Qoli, 51 vjeç

Agron Qoli, 52 vjeç

Agron Qafa, 48 vjeç

Asllan Plaku, 30 vjeç

Të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)


Shtuar 2.08.2023 10:07