SPAK lëshon tetë urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës, tre prej tyre shtetas të huaj (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër arreste në lidhje me hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës, ku mes tyre mësohet të jetë edhe një gazetar.

Deri tani mësohet se janë 8 urdhër arreste mes te cilëve, Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani,  Ilir Dedja dhe gazetari E. H.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për tre shtetas të huaj, por asnjeri prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.

Kujtojmë se në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar


Shtuar 13.07.2024 10:08