“SPAK, kamxhik në duart e Ramës”, Argita Malltezi rrëfen momentin kur i arrestuan bashkëshortin: Nuk arrita ta takoja

Argita Malltezi ka rrwfyer momentin e parë që mori vesh lajmin që bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit.

Ajo u shpreh nw emisionin “Top Story” se bashkëshorti kishte mbërritur në ambientet e aeroportit për të pritur atë, por ajo nuk arriti të takohej, pasi e kishin arrestuar.

Ndër të tjera juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti dhe kronometrimi i veprimeve ishte i mirëmenduar, zbrita nga avioni dhe fola me të. Për pak më merr sërish në telefon dhe më thotë që po më arrestojnë. Normalisht prisja çdo gjë, nuk do të më bënte përshtypje i veprimi policisë. Më bën përshtypje manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë. Pasi kam marrë lajmin, personi i parë që mora në telefon ka qenë vëllai. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë, por në atë moment se prisja”, deklaroi Argita Malltezi.

Ajo gjithashtu tha se as bashkëshorti dhe as i ati, Sali Berisha, nuk janë pyetur gjatë 3 viteve hetime për çështjen “Partizani”.

Sipas Malltezit, fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesorë ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama, dhe SPAK dhe GJKKO janë kamxhik në duart e kryeministrit.

Malltezi: Shqipëria si çdo vend në tranzicion ka pasur korrupsion, këtu biem dakord të gjithë. Rankimet për korrupsion të Shqipërisë megjithatë janë përkeqësuar në kohën e Ramës, është më keq sesa para 2013.
Rankimet e DASH flasin për korrupsionin, por këtu drejtësia godet nga bishti.

Rakipllari: Zv. kryeministri nuk është bishti, ministri i Mjedisit, ministri i Brendshëm…

Malltezi: Ministri i Brendshëm shkoi në procedim pasi u zbulua se ishte i lidhur me mafien italiane.
Hetimi nuk fillon nga bishti. Nuk ka hetim sot. Kjo është fashitje në shtetin ligjor.

Rakipllari: SPAK-u ka goditur deri tani nga ana e majtë.

Malltezi: Jo jo, janë proceduar edhe më parë kryeministra. Aa për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materja dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha.

Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës.

Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti.


Shtuar 30.10.2023 22:11