SPAK “i bie” Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dërgohen për gjykim 17 persona

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka dërguar për gjykim 17 zyrtare të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Këta zyrtarë akuzohen për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikedhe Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në njoftim, SPAK bën të ditur të gjithë emrat e shtetasve të cilët pas hetimeve të kryera janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka regjistruar proçedimin penal Nr.116 datë 20.04.2021 për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, 259, 245/1,2 e 25 Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar të dhëna që shtetasit Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj., janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht:

në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë.

në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre.

në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Nga tërësia e akteve dhe provave te administruara gjatë hetimit, si përgjimet telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celularë të të pandehurve, praktikat e administruara në ASHK dhe akteve të tjera shkresore, provohet se i pandehuri Admir Burri në bashkëpunim me të pandehurit Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha në disa raste kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësit shtetëror dhe në disa raste kanë ofruar përfitim monetar për të kryer ose mos kryer veprime në lidhje me aplikime/kërkesa të bëra nga shtetas të ndryshëm, për marrjen e shërbimeve të ndryshme kadastrale.

Nga hetimi rezulton që veprimtaria e kundërligjshme e të pandehurve Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj është e shtrirë në kohë dhe ka vijuar në mënyrë të pa ndërprerë, duke u përfshirë në disa episode të kundërligjshme që lidhen kryesisht me ndërmjetësimin e tyre me qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të ASHK-së, sikurse është i pandehuri Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2, për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale dhe pajisjes së tyre me dokumente pronësie, kundrejt ndërveprimit korruptiv.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 25.01.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116 datë 20.04.2021 në ngarkim të pandehurve:

Panol At-Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.

Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Eni Sejdinaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.

Gazmend Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.

Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.

Neritan Bablusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.

Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.

Besnik Hyka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Ilir Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Fjoralb Demiraj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

Shtuar 27.01.2022 11:28