Në kuadër të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për të arrestuarit.
Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
Me masën e sigurisë sot do të njihen 10 të arrestuar, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.
Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit, janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
Prokuroria e Posaçme, ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish- deputeti i PS-se Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Gjithashtu, kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri i cili organizonte lojrat e fatit në këtë qytet dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s.
Karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale.
Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme, bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.