SPAK do t’u trokasë te dera atyre që fshehin apo pastrojnë miliardat, DPPP zgjeron bashkëpunimin

Një ditë më parë u dha lajmi se Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Në një deklarat, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) thotë se Shqipëria ka forcuar reagimet ndaj luftës kundër pastrimit të parave.

Gjithçka ndodhi pas një koordinimi të ngushtë mes Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe FATF. DPPP ka hyrë në një proces transformimi, duke rritur ndjeshëm kapacitetet institucionale dhe ka zgjeruar bashkëpunimin me SPAK dhe prokuroritë e rretheve si dhe me partnerët nderkombëtare.

Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar Shqipëria ka bërë përparime edhe në krijimin e mekanizmave efektive për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi, duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Po ashtu vendi ynë ka plotësuar rekomandimin për sigurimin e informacionit të saktë dhe të përditësuar të përfituesve të pronësisë.

“Shqipëria ka përparuar në kryerjen e analizave shtesë të thelluara për të kuptuar mjaftueshëm pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional; formalizimi i ekonomisë dhe zvogëlimi i rreziqeve të pastrimit të parave ose financimit të tërrorizimit ( ML/TF) që vijnë nga përdorimi i gjerë i parave të gatshme, dhe regjistrimin e informacionit mbi pronësinë në pothuajse të gjithë vendin. Duke përmirësuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike”, thuhet në raportin e FATF.

Çfarë përfiton vendi:

Dalja nga lista gri rrit reputacionin e Shqipërisë te partnerët nderkombëtare, potencialin e investimeve te huaja ne vendin tone, rritjen e volumeve tregtare dhe te shërbimeve, ne rritjen e vlerësimit te Shqipërisë nga institucionet financiare si dhe ne uljen e kostove te borxhit, si dhe lehtëson kryerjen e transaksioneve financiare ne sistemin bankar brenda dhe jashte vendit nga qytetarët shqiptarë.

Në njoftim flitet edhe për amnistinë fiskale, ku theksohet se:

“ FATF mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të respektuar parimet e FATF në rast se Shqipëria prezanton një program VTC (Programet e Amnistisë Tatimore dhe Riatdhesimit të Pasurive) në të ardhmen”.

Task-Forca Financiare i rekomandon Shqipërisë të vazhdojë të punojë me MONEYVAL për të mbështetur avancimin në sistemet e saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).


Shtuar 28.10.2023 09:11