SPAK bëhet me 18 prokurorë, Olsi Dado komandohet me kërkesë të Dumanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka komanduar si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Olsi Dado.

Komandimi i Dados është bërë përkohësisht, me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Mësohet se komandimi i tij është kërkuar përkohësisht, për nevoja pune.

Kujtojmë se SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë.


Shtuar 15.03.2023 12:03