Spahiu tall Bashën: Unë thashë shyqyr që nuk u ngatërrua, kur shoh… (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme u hap zyrtarisht fushata zgjedhore nga dy partitë e mëdha politike PD dhe PS.

Gjatë fjalimit të tij, kryedemokrati Basha foli për qeverisjen e Ramës dhe atë që ai premton të bëjë nëse shqiptarët i besojnë një mandate qeverisës.

Pas mbylljes së fjalës, ka reaguar Kreshnik Spahiu, i cili e ka thumbuar keq Bashën në lidhje me programin por jo vetëm.

Reagimi i Spahiut:

Dëgjova 1 orë fjalimin e Kryetarit opozitës:

Asnjë fjalë për Pandeminë dhe asnjë tëremetin.

Në fund thashë: Epo i falet se hera parë që flet pa letër në jetën e tij, dhe ka harruar nga emocionet.

Por qenkam gabu: Ai kishte vendos dy “Prometra” si Biden me lexu. S’ka faj plak në moshë të thyer. Ngatrrohet shpesh.

 

May be an image of one or more people and people standing


Shtuar 25.03.2021 20:45