Sot shqiptarët votojnë për krybashkiakët e rinj të vendit.
Mbi 3.6 milionë shqiptarë thirren sot për të ushtruar të drejtën e votës, midis tyre edhe krerët e shtetit dhe liderët e partive kryesore në vend.
Kryeministri Edi Rama pritet të votojë rreth orës 9 në qendrën e tij të votimit në Surrel.
Rama ashtu si çdo vit do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Po në orën 9 është parashikuar që të hedhë votën e tij i shoqëruar nga bashkëshortja edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shkruan Report Tv. Sa i përket drejtues tjetër të rëndësishme të shtetit shqiptare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet që të zgjedhë në orën 11:00 në qendrën e votimit e ngritur në shkollën “Kushtrimi Lirisë”në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë.
Sali Berisha do të votojë aty ku prej vitesh ka hedhur votën e tij, në shkollën 9 Vjeçare “Kosova”, në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet. Aleati i tij Ilir Meta voton edhe ai si gjithmonë në qendrën e votimit në ambientet e Kopshti nr.31, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Njësinë Bashkiake nr. 5, i shoqëruar nga bashkëshortja, deputetja Monika Kryemadhi.
Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, do të votojë në orën 9.45 pranë QV në Shkollën e Mesme Ekonomike, Përballë me pedonalen.
Erion Veliaj pritet të votojë në orën 9 , te Parku Olimpik, Zyrat e Agjencisë Parqeve dhe Rekreacionit. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi do të votojë në Shkollën “Dora d’Istria” në orën 8.30.
Ndërkohë që i fundit prej tyre, pritet të votojë kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko, i cili e hedh votën në orën 11.00 pranë qendrës së votimit në shkollën “Gustav Mayer” në afërsi të rrugës Frosina Plaku.
Kandidati i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, voton në orën 10:30 tek Liceu./albeu.com/