Sot votuan shkarkimin e Metës, Rama: Veprimet e mira na nderojnë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një shprehje të shkrimtarit gjerman, Jean Paul.

“Veprimet e mira na nderojnë, ne jemi bijtë e veprimeve tona”, shkruan Rama, postim i cili vjen pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta sot nga Kuvendi.

Kujtomë se shkarkimi i Metës u votua sot me 104 vota pro, dhe tani është radha e Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse deklaratat e presidentit gjatë fushatës elektorale kanë shkelur rëndë Kushtetutën apo jo./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 23:01

Tags: