Sot u plagos me thikë, 4 muaj më parë kryebashkiaku i Divjakës u dhunua nga nipi i deputetit të PS: Shoferi në gjendje të rëndë

Paraditen e sotme është plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe dy persona të tjerë që ishin me të.

Autori ishte një ish-punonjës IT në bashki, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e debatit.

Ky nuk është rasti i parë për Kokoneshin, pasi gjatë verës së këtij viti ai u dhunua në zyrën e tij nga nipi i deputetit të PS, Paulin Stërkaj, Dritan Stërkaj, i cili është administrator i një resorti.

Raportohet se shoferi ditën e sotme ka ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa është ai që ka marrë plagë më të rënda dhe është në gjendje më të rënduaar në spital./albeu.com


Shtuar 11.11.2022 10:36