Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të dielën në mbrëmje, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se beson se 24 orët e ardhshme do të jenë një periudhë vendimtare për Ukrainën pasi luftimet vazhdojnë në të gjithë vendin.
Gjatë bisedës, Johnson vlerësoi udhëheqjen e Zelensky që nga pushtimi i Rusisë, sipas një zëdhënësi të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.
Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka që mundet për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga MB dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë.
“Bisedova me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Presidentin e Polonisë Andrzej Duda për situatën aktuale të sigurisë. U ra dakord për hapat e mëtejshëm të përbashkët për të luftuar agresorin. Koalicioni kundër luftës në veprim!”, shkroi Zelensky në Tëitter.
Ai gjithashtu pati një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Gjithashtu pata një bisedë telefonike me Usula Von der Leyen. Folëm për vendime konkrete për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës, ndihmën makro-financiare dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE”, shkroi Zelensky në një postim në Tëitter./albeu.com