Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
E sotmja do të jetë seancë e posaçme, ku do të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, znj. Markéta Pekarová Adamová.
Në seancën e fundit në Kuvend u miratua me votat e Partisë Socialiste buxheti i vitit n2025.