Gjatë ditës së sotme, GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e Ajola Xoxës, për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar lehtësim të masës duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se ndaj Xoxës, në shkurt të vitit 2025, janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.
