Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Apelit pasi sot është gyqi ndaj tij.
Seanca e sotme ishte parashikuar për të hënën, 12 korrik, por u shty me arsyen se avokati i mbrojtjes kërkoi edhe më tepër kohë për t’u përgatitur.
Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.
Më 3 qershor, Llalla ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO./albeu.com