Sot provimi i parë i maturës shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Ditën e sotme më 2 qershor, nis zyrtarisht Matura Shtetërore 2026 me zhvillimin e provimit të parë, atë të gjuhës së huaj.

Mijëra maturantë në të gjithë vendin, do t’i nënshtrohen testimit të njohurive si pjesë e procesit të përfundimit të arsimit të mesëm.

Të lidhura

None found

Sipas kalendarit të përcaktuar, nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimet për zhvillimin e provimeve, duke theksuar se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër që mund të lidhet me inteligjencën artificiale ose komunikimin elektronik.

Po ashtu, nuk lejohen kopjet, komunikimi mes nxënësve dhe përdorimi i materialeve të paautorizuara, ndërsa shkelja e rregullave mund të sjellë përjashtimin nga provimi.

Autoritetet rikujtojnë se maturantët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm, si letërnjoftim ose pasaportë, si dhe mjetet e nevojshme shkollore për zhvillimin e testit.


Shtuar 2.06.2026 08:28

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahismadridbet girişjojobetgalabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet ŞikayetholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş