Ditën e sotme 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore. Ata do të japin provimin e gjuhës së huaj.
Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:00, duke respektuar të gjithë rregullat anti-Covid. Në një klasë do të jenë 10-15 maturantë.
Provimi i radhës do të jetë më 7 qershor, ai i Gjuhës Shqipë me 11 qershor i Matematikës dhe me 15 qershor lëndët me zgjedhje./albeu.com