Rritja e çmimit të naftës, Rama: Bordi i Transparencës nuk ul çmimin duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit

Në podkastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje me çmimin e karburanteve në vend dhe rolin e Bordit të Transparencës.

Sipas kreut te qeverisë, Bordi nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por po ashtu theksoi se çmimi nuk mund të ulet duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ai theksoi se përcaktimi i çmimit tavan është në përputhje me tregun ndërkombëtar.

“Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorët të që luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Roli është të sigurojë transparencë dhe të jetë në vëmendje për të mos lejuar shkeljen e vendimit të tij. Do bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët”,  Rama.


Shtuar 29.03.2026 09:55