Sot protestë dhe vendimi për vulën e PD, këto janë rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00

Një ditë pas seancës në Kuvend, gjatë së cilës u mbajt mocion me debat për çështjen “McGonigal”, opozita do të mbajë protestën e radhës.

Tubimi është njoftuar në orën 12:00 dhe do të mbahet para Kryeministrisë.

Në të njëjtën ditë, Gjykata pritet të japë edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

Megjithatë, kreu i PD Sali Berisha, ka thënë vazhdimisht se protesta nuk është e lidhur me këtë çështje, por është kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

/albeu.com


Shtuar 3.03.2023 07:57