Interin e pret një tjetër javë impenjative sa i përker hyrje-daljeve në ekip. Pasi firmosi javën e kaluar me Onana,Mhkitaryan, Asllanin dhe Lukakun, sot është dita e prezantimit të futbollistit të pestë gjatë kësaj merkatoje verore.
22-vjeçari Raoiul Bellanova do të paraqitet mëngjesin e sotëm për vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me zikaltërit.
Bellanova shihet si një zëvendësues i Perisic, por edhe një alternativë për Dumfries në të djathtë.
Sipas SuperSport, Morata e Ausilio do të nxitojnë për të sjellë në Milano po gjatë kësaj jav edhe mbrojtësin brazilian Bremer.
Sa i përket Dybalës, te Interi janë të bindur që do të firmosin brenda mesit të korrikut. Megjithatë kjo javë është e rëndësishme, pasi synohet që të largohen emra si Vidal e Sanchez, që do të krijojnë hapësira për argjentinasin./albeu.com