Sot nuk i gjendet “vula”, si e “fundosi” Vis Martinajn dëshmia e Nuredin Dumanit: 500 mijë euro për të “hequr qafe” Endrit Doklen

Ditën e sotme u shpall i zhdukur i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Sipas dëshmisë në polici, Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe miqtë e tij prej më shumë se 3 ditësh.

Kujtojmë se ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili “iu rrëfye” policisë.

Mësohet se mes dëshmive, Dumani ka thënë se është paguar edhe nga Ervis Martinaj për të eliminuar fizikisht Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro, ndërkohë që i ishte premtuar 500 mijë euro gjithsej.

Kujtojmë se Endrit Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Pas dëshmive të Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhër arreste për të goditur grupet kriminale. Pas aksionit 12 masa u ekzekutuan. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën, Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin./albeu.com/