Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, do të votohet për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot pasdite në seancën plenare, ku do të diskutohen disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.

Të lidhura

None found

Pas debateve të gjata në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për lnformimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”./albeu.com/


Shtuar më 21.12.2022 10:06

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş