Sot mblidhet Kuvendi, çfarë pritet të votohet

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare.

Në seancën që do të nisë në orën 10:00, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Kujtojmë se Kuvendi ka pasur një pauzë për më shumë se një muaj për shkak të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 14 maj 2023. Nga rezultati i zgjedhjeve, socialistët morën kontrollin e 53 bashkive, kundrejt vetëm 7 të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Një tjetër forcë politike, Minoriteti etnik grek për të Ardhmen (MEGA), mori bashkinë e Finiqit.


Shtuar 18.05.2023 08:30