Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka detektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.
Kujtojmë se më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 17 qershor është ai i matematikës dhe me 24 provimi i lëndës me zgjedhje./albeu.com