Sot do të publikohet rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ku ndodhi aksidenti i rëndë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarjen tragjike, humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa u lënduan 7 të tjerë teksa ktheheshin nga Turqia.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se ai ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, mbi rezervuarin.


Shtuar 30.11.2021 09:53