“Sot do të isha në Kuvend”, Klodiana Lala zbulon ofertën e marrë për të hyrë në politikë

Të qenurit një gazetare investigative e nivelit të Klodiana Lalës bën që të përballesh me personazhe të rëndësishëm të politikës apo dhe të gjendesh edhe në raste të vështira, por që mund të jenë lajme e ngjarje të vitit.

Lala zbuloi në emisionin e pasdites në “Abc” se i kanë ardhur oferta për tu bërë pjesë e politikës:

“Para disa kohësh mora një ofertë për të hyrë në politikë, edhe mund të isha sot në Parlament. S’kam për ta bërë publike nga kush forcë erdhi dhe personit, i cili më bëri ofertën, ju përgjigja shumë shkurt: ky është një kostum i pisët që nuk bën për mua.”

Gjatë bisedës, ajo u pyet për zhurmën që pati përballja e saj me kryeministrin Edi Rama dhe 1.3 milionë klikimet që kjo video ka marrë në YouTube.

“Ne kemi qenë bashkë me Artan Hoxhën, kolegun dhe mikun tim, natën përpara se të përballeshim me kryeministrin tek Opinioni ku na u tha publikisht që ne do të ishim. Mua më kapi një krizë e tmerrshme migrene dhe nuk e mora veten gjatë gjithë orëve që pasuan. Sepse unë nuk isha përballur kurrë me të, nuk e dija mënyrën se si sillej.

Aty po diskutohej operacioni forca e ligjit që sot me plot krenari dhe falë një investigimi që kam bërë tek BIRN u konfirmua ajo çka unë kisha dyshuar që në krye të herës, dhe isha e irrituar për mënyrën se si po na e shisnim ne një gjë nuk kishte të bënte fare me realitetin.

Kur po bëhesha gati shkova ke rafti i rrobave dhe s’dija çfarë të vishja, kisha veshur aq shumë, i kisha përdorur dhe thashë ‘çfarë mund të vesh unë në përballje me Kryeministrin’.

Nëse unë vesh një veshje me ngjyra, njerëzit nuk e di si do e presin. Bëra një debat me veten dhe vendosa të vishem bardhë e zi. Zbres për tek makina ime dhe lidh rripin, më vjen një sms nga familja ime. Sot të ka skaduar siguracioni i makinës. Mos thashë tani do më kapi policia dhe do thotë kjo do shkoj të përballet me Kryeministrin. Dhe unë isha një zonjë që kishte shkel ligjin, s’ia lejoj vetes.

Dhe marr një mikeshën time që punon në një kompani sigurimesh dhe i them të ma bëj. Një muaj më pas kam pasur një dhimbje të tmerrshme koke.

Disa që thoshin bravo kjo e vuri Ramën me shpatulla pas murit, disa të tjerë që thoshin ja Rama këtë e ka fyer etj. Në atë debat të ashpër jam përpjekur ta respektoj pozicionin e Kryeministrit, të mos e fyej në asnjë moment se mund të të vij nga shpirti kur dikush të të thotë ‘je kazan, je motor vetëm jep dhe nuk merr’.

Të vë nën presion, mund të të dal nga shpirti ‘ore unë jam një njeri, nënë e dy vajzave, në fund fare kam ardhur jo me eskortë si puna juaj, por me makinën time pasi kam gatuar në shtëpi, kam larë fëmijët, pasi kam bërë dy tre kronika’.

Një këshillë e mikut tim që më tha Klodiana duhet të jesh shumë korrekte, nuk duhet ta citosh, dhe nëse beson se je e drejtë në atë çfarë thua mos u tërhiq. Por që paska shkuar 1,3 milionë klikime këtë nuk e dija”, tha Lala.