Sot, Dita e Shën Klimentit të Ohrit

Me disa ngjarje do të shënohet 8 Dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.

Para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, më shumë delegacione do të vendosin lule, kurse në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.

Çmimi shtetëror do t’i takojë profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, në fushën e edukimit dhe arsimit, kurse në fushën e kulturës çmimi do t’i ndahet muzikantes, Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe kostumografes Elena Donçeva.


Shtuar 8.12.2021 09:28