Sot dita e fundit e ftohtë e vitit, meteorologia zbulon çfarë na pret në vijim

Sot është dita e fundit e ftohtë e këtij viti. Kështu ka deklaruar meteorologia Tanja Porja e cila shprehet se duke filluar nga dita e nesërme moti ngrohet, por “fatura” janë reshjet e shiut. Sipas saj, temperaturat do të rriten me 2-3 gradë dhe moti do të jetë i qëndrueshëm.

“Kjo është dita e fundit e ftohtë e këtij viti, pasi që nga nesër temperaturat rriten me 2-3 gradë. Pritet që nga -5 që është ditën e sotme, nesër të kemi prezencë më të shtuar të vranësirave në territor. Nesër në mbrëmje nisin reshje në veri-perëndim, por me sasi të papërfillshme dhe rritje temperaturash, jo vetëm në orët e mëngjesit por edhe në mesditë. Pra, të paktën 2 gradë rritje kemi në të gjithë territorin shqiptar”, tha Porja.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se e shtuna dhe e diela do të ketë prezencë më të dukshme të vranësirave në territor, megjithatë do të kemi reshje të pakta gjatë ditës së shtunë dhe reshje të pakta në zonat malore ku termometri do të shënojë jo më shumë se -3. Të dielën vranësirat do të jenë më të shtuara, por sërish reshjet do të jenë në sasi të pakta.

Duke filluar nga e hëna, 27 dhjetor, sasia e reshjeve do të jetë më e konsiderueshme.  Dy ditët e fundit të vitit, do të jenë me mot të qendrueshëm.

Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/

/albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 09:25