Këtë të premte, protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 69-të. Qytetarët vazhdojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, ku kërkojnë largimin e kreut të qeverisë dhe nisjen e hetimeve ndaj tij nga SPAK.
Pas 68 ditësh tubime, protestuesit shprehen të vendosur për të mos e ndërprerë aksionin qytetar deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Edhe në ditën e 69-të parashikohet që ata të rikthehen në rrugë, për të marshuar dhe për të lëshuar thirrje kundër qeverisë.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës pritet të dëgjohen sloganet: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”.
Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se aksioni mund të përshkallëzohet, duke përfshirë edhe bllokimin e rrugëve.
Organizatorët dhe qytetarët e përfshirë në tubime kanë njoftuar se protesta do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ata ritheksojnë se kërkesat e tyre mbeten dorëheqja e kryeministrit dhe hetimi i tij nga SPAK.
