Sot 95-vjetori i Mbretëreshës Elizabeth, ditëlindja e parë pa Princ Philip

Pas 73 vitesh së bashku, Mbretëresha Elizabeth feston për herë të parë ditëlindjen e saj pa bashkëshortin, Princin Philip, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Mbretëresha ka lindur më 21 prill të vitit 1926 dhe sot është 95-vjetori i saj. Në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta dhe për zinë që po mban për të, Mbretëresha ka vendosur që të mos ketë asnjë organizim për ditëlindjen e saj.

Pranë Mbretëreshës janë familjarët që po i japin mbështetjen më të madhe, po ashtu edhe Harry, i cili e shtyu kthimin e tij në shtëpi për të qëndruar pranë gjyshes edhe në ditëlindjen e saj.

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

Shtuar 21.04.2021 09:04