Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.026, ndërsa janë regjistruar 434 raste të reja me COVID-19.
Shkup – 195, Manastir – 41, Prilep – 26, Kavadar – 20, Kumanovë – 17, Ohër dhe Berovë nga 12, Tetova dhe Veles nga 11 nga një, Shtip – 9, Koçani – 8, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Demir Hisar nga 7, Gjevgjeli – 6, Strumicë, Resnjë dhe Vallandova nga 5, Radovishi dhe Vinicë nga 4, Kratovë dhe Makedonska Kamenica nga 3, Negotinë – 2, Kërçovë, Dibër, Probishtip, Bogdanci, Krushevë, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 1.
Të lidhura
None found
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 421 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 persona të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (46, 65, 79 dhe 79), 2 të vdekur nga Manastiri (83 dhe 84) dhe një i vdekur nga Velesi (73), Kavadari (72), Koçani (67), Dellçevë (70), Krushevë (69) dhe Radovish (76).
Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 15.10.2021 deri më 20.11.2021. Janë regjistruar personat e vdekur nga Shkupi (2), Tetova (1), Gostivari (1), Velesi (1), Kriva Pallanka (1) dhe Dellçeva (1).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 214.213, numri i të shëruarve është 198.419, numri i të vdekurve është 7.511, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.283./Telegrafi/
