Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 508 raste të reja me Covid-19 dhe 3 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303. Në total numri i rasteve aktive është 8.685.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës. Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com