Soreca takon drejtuesen e OSBE-ODIHR, për çfarë u bisedua

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në vendin tonë. Në një postim në “Twitter” Soreca shkruan se me Jozefa Gacek kanë diskutuar lidhur me përgatitjen për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

“Takova ambasadoren Jozefa Gacek që drejton OSBE ODHIR në Shqipëri, në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit. Ne diskutuam gjendjen e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve, në veçanti vëzhgimin e zgjedhjeve. Ora diplomatike do të vendoset si zakonisht dh Bashkimi Evropian qëndron gati për të ndihmuar misionin”, shkruan Soreca.

Pak ditë më parë gjatë një konference për media Kryesuesja e Misionit Ursula Gacek tha se OSBE/ODIHR do të qëndrojë në Shqipëri deri më 17 maj.

“Do shohim si do zhvillohet fushata. Do kemi edhe vëzhgues nga media. Do të shohim gjithçka me vëmendje. Jemi këtu si vëzhgues, nuk jemi këtu për të ndërhyrë në zgjedhje. Nuk jemi të interesuar për rezultatin, jemi të interesuar si do të shkojë procesi. Do të shkojmë 3 raporte sa i përket zgjedhjeve.

Njëri do të jetë për kohën kur jemi këtu, dhe një pasi të shkojmë në vendet tona. Shumë e rëndësishme ajo çka do të themi një ditë pas zgjedhjeve. Do të qëndrojmë këtu deri në 17 maj. Do të kemi një raport përfundimtar, ku përveç konkuluzioneve do të kemi edhe rekomandimet tona”, u shpreh Gacek.


Shtuar 24.03.2021 10:47