Sonte dueli i fundit “sy më sy” i Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit

Të dielën do të zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve komunale në Maqedoni ku për të parin e Tetovës garojnë Teuta Arifi dhe Bilall Kasami.

Sonte të dy kandidatët për Tetovën kanë debatin e tyre të fundit në kuadër të zgjedhjeve komunale ku do të përballen nën moderimin e gazetarit Nazim Rashiti në emisionin 200 në Alsat-M.

Teuta Arifi këkron mandatin e tretë në krye të Tetovës, ndërsa Bilall Kasami beson që do i mer drejtimin e qytetit në këto zgjedhje komunale kryetares së deritanishme.

Emisioni 200 do të transmetohet sonte me fillim në ora 21:50 në televizionin Alsat-M.