SONDAZHI/ PS kryeson në Tiranë me 48.1% nëse zgjedhjet mbahen të dielën

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë në Tiranë 48.1% do të votonin PS-në, 42.6% do të votonin PD-në dhe 3.4% do të votonin LSI-në.

Projeksioni për 2021-shin i PS-së për Tiranën është 19, ndërsa PD 16 dhe LSI 1. Ndërsa në vitin 2017 ishte për PS-në 18, PD 11 dhe LSI 5. /tch


Shtuar 18.03.2021 22:57