Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë në prag dhe politikanët shqiptarë tashmë prej javësh kanë ndezur motorët për garën e fortë që i pret.
Kryeministri Edi Rama me qeverinë e tij kërkon një mandat të tretë, ndërkohë që koalicioni i PD-së dhe opozita kërkon përmbysjen e kësaj qeverie dhe rotacion politik.
Zgjedhjet këtë vit do të jenë të pazakonta për shkak të efektit që pandemia ka shkaktuar në të gjithë botën.
Emigrantët nuk do munden të votojnë si asnjëherë më parë dhe as të infektuarit aktivë me COVID-19, të cilat sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë pak.
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Albeu.com.
Sondazhet lidhur me zgjedhjet, nuk kanë munguar këto kohë ndërkohë që rezultatet kanë qenë aq të ndryshme sa kanë ngritur një mjegull edhe më të madhe në kokat e votuesve potencialë.
Por në sondazhin e zhvilluar në Albeu.com, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, rezultatet kanë treguar se përballja mes PD-së dhe PS-së kryesohet nga Koalicioni Aleanca për Ndryshim e kampit opozitar me 46.41% ndërsa ndiqet me një diferencë të vogël nga PS me 42.19%.
LSI në sondazh rezulton me 8.98% të votave ndërsa pas i vjen Partia Socialdemokrate me 0.37%.
Ndërkohë Nisma Thurja nga partitë e vogla ka marrë 0.34% të votave.
Albeu.com do të raportojë në mënyrë periodike mbi zhvillimet më të fundit nga sondazhi. /albeu.com/