Sondazhi i IPIS: Kush parti fiton në Maqedoninë e Veriut nëse zgjedhjet mbahen javës tjetër

Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS) gjatë ditës së sotme ka publikuar një sondazh për qëndrimet e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre ndaj partive politike dhe politikanëve.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonit nëse zgjedhje parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, 21,2 % janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 16,2 % për LSDM-në, 7,2 % për BDI-në, ndërsa 3,8 % për Aleancën për Shqiptarët.

Rreth 2,9 % kanë votuar për “E Majta”, 1,5 % për BESA dhe 1 % për Alternativën.

Gjithashtu 17,3 % e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votonin për asnjë parti, 16,1 % nuk kanë treguar, ndërsa 12,8 % nuk kanë pasur përgjigje konkrete./albeu.com/