SONDAZHI/ Braçe dhe Ruçi “kokë më kokë”me njëri-tjetrin, rezultatet nga lista e socialistëve në Fier

Edhe Fieri i shtohet listës së qyteteve që nuk do të të ketë një përballje të lehtë në zgjedhjet e 25 prillit.

Listën e Partisë Socialiste në Fier e kryeson zv.kryeministri Erion Braçe, i cili është shprehur se ky vendim për të ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe.

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Albeu.com, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se Braçe është ai që merr pjesën më të madhe të votave mes socialistëve, ndërsa ndiqet nga Gramoz Ruçi.

Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Albeu.com

Braçe ka rrëmbyer 20.34 % të votave, ndërsa  Ruçi  20.04 %.

Ndërkohë PS ka rrëmbyer në Fier 54.21%, përballë koalicionit të PD që numëron 34.31% të votave.

Shfletoni më poshtë për të shikuar të plotë galerinë me foto mbi rezultatin e sondazhit në kohë reale nga Albeu.com. /albeu.com/

 


Shtuar 6.04.2021 22:07