Edhe pse nuk është më në krye të PD-së, figura e ish-Kryeministrit Sali Berisha do të mbetet gjithnjë një imazh qëndror për Partinë Demokratike.
Madje shpeshherë në rrjet dhe në arenën politike, flitet se është ai mendja pas veprimeve të Lulzim Bashës, kreut aktual të PD-së.
Por cilin preferojnë shqiptarët më shumë, Bashën apo Berishën?
Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, rezultatet kanë treguar se Basha ka një popullaritet më të madh.
Kreu i opozitës ka marrë 14 .3% e votave të demokratëve, ndërsa Berisha vetëm 11.36%.
Duket se gjërat kanë ndryshuar që nga viti 2013 kur Berisha dha dorëheqjen pas humbjes përballë Partisë Socialiste, me në krye Edi Ramën.
Kujtojmë se mbeten vetëm pak javë nga zgjedhjet e 25 prillit, të cilat duhet thënë se do të jenë të pazakonta edhe për shkak të pandemisë. /albeu.com/