Sondazhi zgjedhor Barometri Politik i Euronews Albania dhe MBR zbuloi se 44.1% e qytetarëve në Tiranë mendojnë se Edi Rama është lideri politik më i përshtatshëm për të drejtuar vendin, kundrejt 34.1% e të anketuarve që preferojnë të shohin në karrigen e kryeministrit liderin e PD, Lulzim Basha.
Në rang kombëtar Rama rezultoi të kishte një pëlqyeshmëri 45.6% të atyre që e shohin atë si kryeministrin më të përshtatshëm, ndërsa Basha mori një përgjigje pozitive në 32.2% të të anketuarve në sondazh.
Kështu, sipas të dhënave Rama shihet të ketë pëlqyeshmëri më të lartë në rang kombëtar në krahasim me qarkun e Tiranës, ndërsa Basha është më i preferuar në Tiranë sesa në nivel kombëtar.
Personat që u përgjigjën se mendonin se asnjëri nuk e meriton të ulët në godinën e kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ishin në nivel 20.2% për Tiranën, dhe 19.2% në rang vendi.
Votuesit e papërcaktuar përbënë shumicën e atyre që u përgjigjën “asnjë” bazuar në analizën e votës së zgjedhjeve të vitit 2017. /euronews