Sondazhet në Francë, Balla uron Macron: Fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përgëzuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron pasi sondazhet e para të Exit Poll-eve nxorën atë fitues. Sipas sondazhit të Ipsos, Maccron mori 58.2 % të votave, ndërsa kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, mori 41.8% te votave

“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar. Kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme’, shkruan Balla në Faccebook.

Sipas medieve franceze këto ishin zgjedhjet me shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet./albeu.com


Shtuar 24.04.2022 20:35