SONDAZH/ Kë duhet të kandidojnë socialistët në Sarandë? Jepni mendimin tuaj KËTU!

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zyrtarizojë me datë 25 mars kandidatët e saj për 61 bashkitë, të cilët do të pretendojnë marrjen e mandatit drejtues më 14 maj.

Në një pjesë të bashkive thuajse janë caktuar kandidatët, siç është për shembull Tirana, Kukësi, Shkodra, etj., ndërkohë që ka ende zona të nxehta, siç është rasti i Sarandës.

AlbEu.com raportoi dje në lidhje me një debat në mbledhjen e socialistëve të Sarandës dy ditë më parë për të caktuar kandidatin e të majtëve për këtë bashki.

Jepni mendimin tuaj më poshtë:

Cili meriton të kandidohet në Sarandë nga PS?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...

Debati u zhvillua mbi emrat e Adrian Gurmës dhe Oltion Çaçit, të cilët janë kandidaturat më të përfolura për këtë bashki krahas Gjergji Mërkurit.

AlbEu.com ka hapur një sondazh në lidhje me këta emra për të marrë edhe mendimin e qytetarëve në lidhje me kandidaturën e socialistëve në qytet.

 


Shtuar 16.03.2023 19:20